Skip Navigation Links
Webfaqja www.stat.gov.mk përdorë biskota të cilat janë të nevojshme për funksionalitetin e plotë të faqes. Me prezencën tuaj në webfaqen tonë nënkupton që ju pajtoheni lidhur me përdorimin e këtyre biskotave. Për detaje më të hollësishme lexoni Politikën për biskota.


              

Publikimi nga fusha: Produkti i brendshëm bruto






Produkti i brendshëm bruto i Republikës së Maqedonisë së Veriut në vitin 2022 - të dhëna përfundimtare

30.09.2024


Sipas të dhënave përfundimtare të Entit Shtetëror të Statistikës, produkti i brendshëm bruto në vitin 2022 ishte 816 084 milionë denarë
dhe në krahasim me vitin 2021 është rritur për 11.9% në vlerë nominale. Norma reale e rritjes së PBB-së në vitin 2022, krahasuar me
vitin 2021, është 2.8%.
Pjesëmarrje më të madhe të vlerës së shtuar me 18.8% në strukturën e PBB-së në vitin 2022 e kanë sektorët : G, H dhe I-Tregtia me
shumicë dhe me pakicë; riparimi i automjeteve dhe motorçikletave; transporti dhe magazinimi; akomodimi dhe shërbimi ushqimor.
Konsumi final në vitin 2022, krahasuar me vitin 2021, është rritur në vlerë nominale me 13.1%, dhe në strukturën e PBB-së merr pjesë
me 84.6%.
Pjesëmarrja e eksportit të mallrave dhe shërbimeve në strukturën e PBB-së në vitin 2022 është 72.8 %.
Vlera e investimeve në mjete fikse në vitin 2022 është 196 027 milionë denarë.
Në strukturën teknike të investimeve në mjete fikse, punimet ndërtimore marrin pjesë me 58.3%, makineritë dhe pajisjet me 32.0%,
dhe investimet e tjera me 9.8%.




  Shkarko publikimin

  Shkarko tabela

Të dhënat e publikimit të botuar janë gratis. Ju lutemi, gjatë shfrytëzimit, shënone burimin e informacionit.

Për informata më të hollësishme lajmërohuni në:

kontakt tel: +389 2 3295 666 

e-posta: press@stat.gov.mk 

  




© Enti shtetëror për statistikë