Skip Navigation Links
Webfaqja www.stat.gov.mk përdorë biskota të cilat janë të nevojshme për funksionalitetin e plotë të faqes. Me prezencën tuaj në webfaqen tonë nënkupton që ju pajtoheni lidhur me përdorimin e këtyre biskotave. Për detaje më të hollësishme lexoni Politikën për biskota.


              

Publikimi nga fusha: Statistikat strukturore të ndërmarrjeve ekonomike






Ndërmarrjet vendase të kontrolluara nga jashtë (iFATS), viti 2022

16.09.2024


Në vitin 2022, 1727 ose 2.6% e numrit të përgjithshëm të ndërmarrjeve aktive të orientuara nga tregu (67 296) brenda sektorëve
të monitoruar1) ishin degë të huaja – ndërmarrje vendase të kontrolluara nga jashtë. Ata angazhuan 20.9% të totalit të punësuarve,
realizuan 40.4 % të qarkullimit të përgjithshëm, respektivisht 32.9% nga totali i vlerës së shtuar bruto në përfshirjen e monitoruar, gjë
që tregon ndikimin e tyre të rëndësishëm në ekonominë vendase.
Më të shumtë në numër janë ato në sektorin e tregtisë me shumicë dhe pakicë dhe riparimin e automjeteve (30%). Pjesa më e madhe
e të punësuarve, rreth 74.9%, janë të punësuar në sektorët e Industrisë Përpunuese (52.2%), Tregtisë me shumicë dhe pakicë (12.4%)
dhe Informacionit dhe Komunikimit (10.3%).
Kontributin më të madh në vlerën e shtuar të filialeve të huaja e ka dhënë sektori i Industrisë me 51.5% (Industria përpunuese me
37.2%, Minierat dhe guroret me 6.8% dhe Energjia me 7.4%), i ndjekur nga Informacioni dhe Komunikimi me pjesëmarrje prej 16.9%.
dhe Riparimi i automjeteve me shumicë dhe pakicë me 13.3 %.
Filialet e huaja kontrollohen kryesisht nga vendet evropiane (80.7%). Vendet anëtare të BE-së kontrollojnë 57.6% të filialeve të huaja, në
të cilat janë të angazhuar 66.7% e punonjësve dhe marrin pjesë me 65.1% në vlerën e shtuar.
Filialet e huaja më të rëndësishme ekonomikisht janë nën kontrollin e Austrisë me pjesëmarrje në vlerën e shtuar prej 16.6%, Hollandës
me 12.0%, Mbretërisë së Bashkuar me 10.6% dhe Gjermanisë me 9.6%. Pjesëmarrja e tyre në totalin e vlerës së shtuar të ekonomisë
vendase1) është 16.1%, që do të thotë se totali i vlerës së shtuar është në një masë të tillë nën kontrollin e ndërmarrjeve me shumicë të
kapitalit të huaj.




  Shkarko publikimin

  Shkarko tabela

Të dhënat e publikimit të botuar janë gratis. Ju lutemi, gjatë shfrytëzimit, shënone burimin e informacionit.

Për informata më të hollësishme lajmërohuni në:

kontakt tel: +389 2 3295 666 

e-posta: press@stat.gov.mk 

  




© Enti shtetëror për statistikë