Të nderuar përdorues,
Në publikimin "Regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, 2021 - grupi i parë i të dhënave, të publikuar me 30 mars 2022, në Tabelën 9- Popullsia e përgjitshme rezidente në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas përkatësisë fetare, sipas gjinisë - Regjistrimi 2021, është bërë gabim teknik, me ç'rast në rreshtat "Nuk është besimtar (ateist)" dhe "Krishterë evangelisto-protestant" është bërë ndrrim i të dhënat.
Për këtë arsye është bërë korrigjim në tabelë, dhe njëherit të gjitha të dhënat të shfaqura ndër 500 nuk janë paraqitur në tabelë për shkak të hapësirës së kufizuar.
Kërkojmë ndjesë për gabimin e bërë.
Enti shtetëror i statistikës
Popullsia e përgjithshme e regjistruar është 2,097,319 persona.
Popullsia e përgjithshme rezidente është 1,836,713 njerëz.
Popullsia e përgjithshme jorezidente, e cila përfshin qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut që mungojnë jashtë vendit më shumë se 12 muaj dhe të huajtë e pranishëm përkohësisht në Republikën e Maqedonisë së Veriut më pak se 12 muaj, është 260,606 persona të përfshirë në Regjistrim.
Numri i personave për të cilët të dhënat janë marrë nga burime administrative është 132,260 ose 7.20 % e popullsisë rezidente.
Në totalin e popullsisë së regjistruar, 54.21% janë deklaruar si Maqedonas, 29.52% si Shqiptarë, 3.98% si Turq, 2.34% si Romë, 1.18% si Serbë, 0.87% si Boshnjakë dhe 0.44% si Vlleh.
Në totalin e popullsisë rezidente në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 58.44% e popullsisë janë deklaruar si Maqedonas, 24.30% si Shqiptarë, 3.86% si Turq, 2.53% si Romë, 0.47% si Vlleh, 1.30% si Serbë dhe 0.87% si Boshnjakëve.
Në totalin e popullsisë jorezidente të përfshirë në Regjistrim, ku përfshihen qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut që mungojnë jashtë vendit më shumë se 12 muaj dhe të huajtë të pranishëm përkohësisht në Republikën e Maqedonisë së Veriut për më pak se 12 muaj, 24.45 % janë deklaruar si Maqedonas, 66.36% si Shqiptarë, 4.79% si Turq, 1.02% si Romë, 0.19% si Vlleh, 0.35 si% si Serbë, 0.81% si Boshnjakë dhe të tjerë.
Numri i të huajve të pranishëm përkohësisht në Republikën e Maqedonisë së Veriut për më pak se 12 muaj është 1,674 persona.
Në totalin e popullsisë rezidente të Republikës së Maqedonisë së Veriut, 50.4% janë femra dhe 49.6% meshkuj.
Sipas strukturës moshore, përqindja më e madhe e popullsisë 7% - janë në grupmoshën 40 deri në 44 vjeç. Një kuriozitet është se në Maqedoninë e Veriut janë të regjistruar 51 persona mbi 100 vjeç.
Sipas përkatësisë fetare, 46.14% janë deklaruar si ortodoksë, 32.17% si myslimanë (islam), 0.37% si katolikë, dhe në këtë Regjistrim janë paraqitur bashkësitë tjera fetare që nuk ishin në regjistrimet e mëparshme, përkatësisht: të krishterët protestantë ungjillorë, agnostikët, budistët. dhe të tjerët.
61.38% e popullsisë së renditur kanë deklaruar se gjuha e tyre amtare është maqedonishtja, 24.34% gjuha amtare shqipe, 3.41% turqishtja, 1.73% rome, 0.17% vllahishtja, 0.61% serbishtja dhe 0.85% boshnjake.
Numri i amvisërive është 598,632, ndërsa numri mesatar i anëtarëve të amvisërive është 3.06.
Shumë të dhëna të detajuara nga Regjistrimi i vitit 2021 mund të gjenden në bazën e të dhënave Makstat në ueb-faqen www.stat.gov. mk ku në periudhën e ardhshme do të publikohen grupe tabelash me të dhënat nga Regjistrimi i vitit 2021.