Webfaqja www.stat.gov.mk përdorë biskota të cilat janë të nevojshme për funksionalitetin e plotë të faqes. Me prezencën tuaj në webfaqen tonë nënkupton që ju pajtoheni lidhur me përdorimin e këtyre biskotave. Për detaje më të hollësishme lexoni
Politikën për biskota.
Publikimi nga fusha:
Mjedisi jetësor
Llograritë e flukseve fizike të energjisë, 2021/2022 - të dhënat praprake
26.12.2024
Në vitin 2022 përdorimi neto i energjisë në vend është 117 269 teraxhul (TJ) dhe është rritur për 2.4 % në krahasim me vitin 2021. Rritje më të madhe prej 29.5 % është vërejtur në sektorin Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar, pastaj sektori i Transportit dhe magazinimit me 3.6 %. Në sektorin e Industrisë përpunuese është zvogëluar me 20.8 %, derisa rritje është shënuar në sektorin e Minierave dhe guroreve për 1.5 % dhe në sektorin e Bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit për 1.3 %. Në sektorët e tjerë të aktivitetit ekonomik është zvogëluar për 4.7%, derisa te ekonomitë familjare është zvogëluar për 6.0 %.
Energjia e përdorur nga burimet natyrore është rritur për 17.4 %. 43 572 TJ nga energjia janë fituar nga burimet natyrore, që është rritje për 17.4% krahasuar me vitin 2021. Më së shumti, 29 770 TJ ose 68.3% e energjisë së përgjithshme është fituar në sektorin e Minierave dhe guroreve, pastaj në sektorin e Bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit 7.194 TJ ose 16.5% dhe në sektorin e Furnizimi me energjis elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar me 6 608 TJ. ose 15.2 %.
Në vitin 2022, rezidentët jashtë vendit përdorën 6 970 TJ energji (karburant i blerë jashtë vendit për trafikun ajror dhe të udhëtarëve), që është 35.1% më shumë në krahasim me vitin paraprak. Jorezidentët në Republikën e Maqedonisë së Veriut kanë përdorur 6 363 TJ energji (karburant i blerë në territorin për trafik ajror dhe udhëtarësh), që është 35.7% më shumë se në vitin paraprak
Shkarko publikimin
Shkarko tabela
Të dhënat e publikimit të botuar janë gratis. Ju lutemi, gjatë shfrytëzimit, shënone burimin e informacionit.
Për informata më të hollësishme lajmërohuni në:
kontakt tel: +389 2 3295 666
e-posta:
press@stat.gov.mk
|
© Enti shtetëror për statistikë