Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, indeksi i pagës mesatare mujore neto për të punësuarit, gjatë muajit tetor 2024
krahasuar me muajin e njejtë të vitit 2023, është 108.5.
Kjo rritje ka ardhur si rezultat i, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore neto për të punësuarit në sektorët: Arte, argëtim dhe
rekreacion (11.5%), Informimi dhe komunikimi (10.7%) dhe Arsimi (10.6%).
Rritja e pagës mesatare mujore neto për të punësuar, krahasuar me muajin paraprak, është vënë re në sektorët: Veprimtaritë e
patundshmërisë (7.5%), Arsimi (5.0%) dhe Ndërtimtaria (3.1%).
Paga mesatare mujore neto për të punësuar, gjatë muajit tetor 2024, është 42 134 denarë.