Webfaqja www.stat.gov.mk përdorë biskota të cilat janë të nevojshme për funksionalitetin e plotë të faqes. Me prezencën tuaj në webfaqen tonë nënkupton që ju pajtoheni lidhur me përdorimin e këtyre biskotave. Për detaje më të hollësishme lexoni
Politikën për biskota.
Publikimi nga fusha:
Tendencat afariste
Tendencat afariste në tregtinë me pakicë, tremujori i katërt- T4 2019
22.01.2020
Sipas vlerësimit të udhëheqësve të subjekteve afariste, indikatori i besimit në tregtinë me pakicë në tremujorin e katërt të vitit 2019 është rritur për 0.3 pikë përqindje krahasuar me tremujorin e mëparshëm, ndërsa më i lartë për 0.5 pikë përqindje krahasuar me tremujorin e njejtë të vitit 2018.
Gjendja ekonomike e subjekteve afariste në tremujorin e katërt të vitit 2019 është më e favorshme krahasuar me tremujorin e mëparshëm si dhe krahasuar me tremujorin e njejtë të vitit 2018. Pritet të jetë e favorshme edhe në dy tremujorët e ardhshëm. Sasia e rezervave ndjeshëm është ulur krahasuar me tremujorin paraprak.
Gjendja financiare në tremujorin e katërt të vitit 2019 është më e favorshme krahasuar me tremujorin paraprak të vitit 2019.
Vlerësimi i porosive të pritshme për periudhën që vijon është se të njejtat do të rriten, ndërsa pritet të ulet numri i të punësuarve.
Çmimet e shitjes në tremujorin e katërt të vitit 2019 janë ulur krahasuar me të mëparshmën, ndërsa pritet stabilizimi i tyre në tre muajt e ardhshëm.
Ndikim më të madhë në kufizimin e gjendjes ekonomike të subjekteve afariste gjatë tremujorit të katërt të vitit 2019 kanë: mungesa e kuadrit profesional me 23.9%, rritja e konkurencës së tregut me 19.1%, rritja e kostos së punës me 17.6%, kërkesa e dobët nga blerësit me 16.6%.
Shkarko publikimin
Shkarko tabela
Të dhënat e publikimit të botuar janë gratis. Ju lutemi, gjatë shfrytëzimit, shënone burimin e informacionit.
Për informata më të hollësishme lajmërohuni në:
kontakt tel: +389 2 3295 666
e-posta:
press@stat.gov.mk
|
© Enti shtetëror për statistikë