Skip Navigation Links
Webfaqja www.stat.gov.mk përdorë biskota të cilat janë të nevojshme për funksionalitetin e plotë të faqes. Me prezencën tuaj në webfaqen tonë nënkupton që ju pajtoheni lidhur me përdorimin e këtyre biskotave. Për detaje më të hollësishme lexoni Politikën për biskota.


              

Publikimi nga fusha: Popullsia






Foshnjet e lindura të gjalla, personat e vdekur dhe migrimi sipas rajoneve – zonat urbane dhe rurale, 2023

28.06.2024


Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, numri i foshnjeve të lindura të gjalla në zonat urbane në Republikën e Maqedonisë së Veriut është 10 171 fëmijë ose 60.8 % nga numri i përgjithshëm i tyre, kundrejt 6 566 ose 39.2 % fëmijë të lindur nëpër zonat rurale. Pjesëmarrje më të madhe në raport me numrin e përgjithshëm të lindjeve, ka Rajoni i Shkupit me 40.3 %, ndërsa më pak në Rajonin Lindor me 5.8 %.

Numri i personave të vdekur nëpër zonat urbane është 12 724 ose 63.0 % persona, ndërsa 7 463 ose 37.0 % persona të vdekur nëpër zonat rurale.

Sipas rajoneve, pjesëmarrje më të madhe në raport me numrin e përgjithshëm të personave të vdekur ka Rajoni i Shkupit 30.4 %, ndërsa më të vogël ka Rajoni Verilindor me 8.0 %.

Numri i foshnjeve të vdekura nëpër zonat urbane është 17, ndërsa në ato rurale 13.

Shtimi natyror te popullsia është negative dhe arrin në -2553 persona ndërsa -897 persona në zonat rurale.

Numri i martesave të lidhura në zonat urbane është 6 986 ose 55.1 %, kundrejt 5 686 martesave ose 44.9 % në zonat rurale. Numri i divorceve në zonat urbane është 1 090 ose 61.8 %, derisa në zonat rurale janë 675 divorce ose 38.2 % nga numri i përgjithshëm i divorceve.

Të dhënat për migrimin e brendshëm në kuadër të rajonit të njejtë tregojnë se pjesëmarrje më të madhe nga 42.7 % kanë zhvendosje nga ato rurale në ato urbane, ndërsa rajoni Jugperëndimor ka pjesëmarrje më të madhe me 44 %. Migrimet ndërmjet fshatrave kanë pjesëmarrje më të madhe në rajonin e Pollogut me 53.4 %, krahasuar me ndërmjet qyteteve me pjesëmarrje nga 1.8 %.

Saldoja më e madhe e migrimeve të jashtme është në Rajonin e Shkupit, 1 508  persona, ndërsa më e vogël në Rajonin Jugperëndimor gjegjësisht -403 persona.





  Shkarko publikimin

  Shkarko tabela

Të dhënat e publikimit të botuar janë gratis. Ju lutemi, gjatë shfrytëzimit, shënone burimin e informacionit.

Për informata më të hollësishme lajmërohuni në:

kontakt tel: +389295666 

e-posta: press@stat.gov.mk 

  




© Enti shtetëror për statistikë