Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, gjatë vitit 2018, numri i parkingjeve dhe garazheve si objekte parkimi është 196, që zen një sipërfaqe prej 582 753 m2.
Sipas të dhënave të përpunuara, 22 034 vende parkimi janë të tipit të hapur, 2 181 vende parkimi janë të tipit të mbyllur, ndërsa te garazhet në kate ka 4 952 vende parkimi.
Krahasuar me vititn 2017, numri i parkingjeve dhe garazheve është rritur për 0.5%.
Në të njejtën periudhë, numri i vendeve të parkimit është rritur për 3.49%, ndërsa te garazhet e mbyllura numri i vendeve të parkingut është zvogëluar për 0.14%, ndërsa në garazhet në kate për 20.1%.
Gjatë vitit 2018, numri i vendeve për parkim në hapësirë të hapur, për personat me nevoja të veçanta, është 460, te garazhet e mbuluara 51, ndërsa te garazhet në kate është 149.
Me këtë hulumtim janë të përfshira subjektet afariste për parkingje publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe parkingjet komunale.