Skip Navigation Links
Webfaqja www.stat.gov.mk përdorë biskota të cilat janë të nevojshme për funksionalitetin e plotë të faqes. Me prezencën tuaj në webfaqen tonë nënkupton që ju pajtoheni lidhur me përdorimin e këtyre biskotave. Për detaje më të hollësishme lexoni Politikën për biskota.


              

Publikimi nga fusha: Popullsia






Nataliteti në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në vitin 2022

07.06.2023


Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, në vitin 2022 në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kanë lindur gjithsej 18 183 foshnje, prej të cilëve 18 073, foshnje të gjalla, ndërsa 110 foshnje të vdekura. Numri i foshnjeve të lindura të gjalla gjatë vitit 2022, krahasuar me vititn paraprak, është zvogëluar për 3.1 %. Sipas strukturës gjinore, foshnjet meshkuj kanë një pjesmarrje më të madhe nga foshnjet e gjinisë femërore, edhe atë me 51.2 %, përkatësisht në çdo 100 foshnje të lindura të gjinisë femërore i paraprinë 104.8 foshnje të lindura të gjinisë mashkullore. Sipas muajit të lindjes, numri më i madh i foshnjeve kanë lindur gjatë muajit korrik, 1 717. Sipas moshës së nënës, pjesmarrje më të madhe, përkatësisht 33.2 % kanë foshnjet e gjalla të lindura nga nënat e moshës prej 25 deri 29 vjeç. Mosha mesatare e nënave gjatë numrit të përgjithshëm të lindjeve është 29.4 vjeç ndërsa te lindjet e para është 27.7 vjeç. Shikuar gjeneratën e nënave gjatë lindjeve të foshnjeve, si më e frekuentuar na paraqitet rasti i nënave të lindura gjatë vitit 1993. Gjatë vitit 2022 janë të evidentuara edhe 17 foshnje të lindura të gjalla nga nëna të moshës nën 15 vjeç. Numri i foshnjeve të lindura nga çiftet e pakurorëzuar është 2 298 ose 12.7%, nga numri i përgjithshëm i lindjeve.





  Shkarko publikimin

  Shkarko tabela

Të dhënat e publikimit të botuar janë gratis. Ju lutemi, gjatë shfrytëzimit, shënone burimin e informacionit.

Për informata më të hollësishme lajmërohuni në:

kontakt tel: +389 2 3295 666 

e-posta: press@stat.gov.mk 

  




© Enti shtetëror për statistikë