Skip Navigation Links
Webfaqja www.stat.gov.mk përdorë biskota të cilat janë të nevojshme për funksionalitetin e plotë të faqes. Me prezencën tuaj në webfaqen tonë nënkupton që ju pajtoheni lidhur me përdorimin e këtyre biskotave. Për detaje më të hollësishme lexoni Politikën për biskota.


              

Publikimi nga fusha: Mjedisi jetësor






Mbeturinat komunale, 2022

20.04.2023


Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, në vitin 2022, sasia e përgjithshme e mbeturinave komunale të grumbulluara në
Republikën e Maqedonisë së Veriut është 605 638 ton. Krahasuar me vitin 2021, sasia e përgjithshme e mbeturinave të grumbulluara
komunale në 2022 shënon rënie për 4.2 %.
Sasi më të madhe të mbeturinave të grumbulluara komunale është shënuar në Rajonin e Shkupit – 172 288 ton ose 28.4 % nga sasia e
përgjithshme e grumbulluar në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Nga sasia e përgjithshme e mbeturinave të grumbulluara komunale,
506 257 ton ose 84 % janë grumbulluar nga amvisëritë, ndërsa pjesa e mbetur, prej 16 % prej personave fizik dhe juridik (mbeturina
komerciale).
Sipas llojeve të mbeturinave, sasia më e madhe e mbeturinave të grumbulluara janë mbeturinat e përziera komunale - 494 693 ton ose
81.7%, ndërsa sasia më e vogël janë mbeturinat e gomës - 1 487 ton ose 0.2% e sasisë së përgjithshme të mbeturinave të grumbulluara
komunale.
Sasia e përgjithshme e mbeturinave komunale të krijuara në vitin 2022 është 856 766 ton. Sasia vjetore e mbeturinave komunale të
krijuara për kokë banori në vitin 2022 është 467 kg, që është për 3.3% më shumë krahasuar me vitin paraprak.
Sasia më e madhe e mbeturinave të grumbulluara komunale (99.8%) hudhen nëpër deponi.




  Shkarko publikimin

  Shkarko tabela

Të dhënat e publikimit të botuar janë gratis. Ju lutemi, gjatë shfrytëzimit, shënone burimin e informacionit.

Për informata më të hollësishme lajmërohuni në:

kontakt tel: +389 2 3295 666 

e-posta: press@stat.gov.mk 

  




© Enti shtetëror për statistikë