Ndërrmarjet e sapoformuara, 2022
Gjatë vitit 2022 janë regjistruar 6 384 ndërmarrje të sapoformuara, që përfaqësojnë 9.6 % të totalit të ndërmarrjeve aktive të orientuara nga tregu, aktiviteti kryesor i të cilave, sipas Klasifikimit Nacional të Veprimtarive - KNV, rev. 2, i përket sektorëve të veprimtarive nga B deri në O1). Krahasuar me vitin 2021, është vërejtur rritje e numrit të ndërmarrjeve të sapoformuara për 7.1 %, edhe atë më shumë ka pasur në sektorin e Informacioni dhe Komunikimi, Furnizimi me energji elektrike dhe gaz, Transportit dhe magazinim, si dhe Objektet akomoduese për ushqim.
Pjesa më e madhe e ndërmarrjeve të sapoformuara (67.6 %) i përkasin aktiviteteve të shërbimeve, në të cilat pjesa më e madhe janë nga sektori i Tregtisë me shumicë dhe pakicë; riparimi i mjeteve motorike dhe motoçikletave (1 704), Objektet e akomodimit dhe aktivitetet e shërbimit të ushqimit (710) dhe Veprimtaritë profesionale, shkencore dhe teknike (659). Sektorët Industria dhe Ndërtimtaria marrin pjesë me nga 10.5 % në numrin total të ndërmarrjeve të reja.
Ndërmarrjet e sapoformuara kanë punësuar 13 828 persona, që paraqet rritje prej 15.3 % krahasuar vitin paraprak. 19.0 % e ndërmarrjeve të sapoformuara nuk kishin të punësuar, 75.4 % punësonin 1-4 persona, ndërsa 3.6 % punësonin 5 deri në 9 persona.
Të dhënat për strukturën e ndërmarrjeve të sapoformuara sipas formës ligjore tregojnë se pjesëmarrjen më të madhe e kanë ndërmarrjet e kategorizuara në grupin e shoqërive me përgjegjësi të kufizuar dhe shoqëritë aksionare (84.8 %).
Ndërrmarjet e falimentuara, 2021, - të dhëna paraprake
Nga numri i përgjithshëm i ndërmarrjeve aktive, 6.7 %, pra 4 437 u mbyllën në vitin 2021.
Shikuar sipas sektorëve të veprimtarisë, shumica e ndërrmarjeve të shuara (34.6 %) janë në sektorin e Tregtisë me shumicë dhe pakicë; riparimi i mjeteve motorike dhe motoçikletave dhe sipas formës ligjore pjesa më e madhe e ndërmarrjeve të mbyllura (80 %) kategorizohen në grupin e shoqërive me përgjegjësi të kufizuara dhe shoqërive aksionare.
Ndërrmarjet e falimentuara, 2020, - të dhëna përfundimtare
Nga numri i përgjithshëm i ndërmarrjeve aktive, 9.3 %, pra 5 357 u mbyllën në vitin 2020.
Shikuar sipas sektorëve të veprimtarisë, pjesa më e madhe e ndërmarrjeve të mbyllura (33.0 %) janë në sektorin e Tregtisë dhe sipas formës ligjore, madje 69.7 % kategorizohen në grupin e Shoqërive me përgjegjësi të kufizuar dhe shoqërive aksionare.
______________________
1) Sektorët A, L, P, dhe R janë përjashtuar