Skip Navigation Links
Webfaqja www.stat.gov.mk përdorë biskota të cilat janë të nevojshme për funksionalitetin e plotë të faqes. Me prezencën tuaj në webfaqen tonë nënkupton që ju pajtoheni lidhur me përdorimin e këtyre biskotave. Për detaje më të hollësishme lexoni Politikën për biskota.


              

Publikimi nga fusha: Tregu i punës






Popullsia aktive në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2023

20.03.2024


Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, në vitin 2023 popullsia aktive në Republikën e Maqedonisë së Veriut është 791 647
persona, nga të cilët të punësuar janë 688 296, ndërsa 103 351 persona janë të papunësuar.
Shkalla e aktivitetit në këtë periudhë është 52.3, shkalla e punësimit 45.4, ndërsa shkalla e papunësisë është 13.1.
Rezultatet në publikim nuk janë të krahasueshme me vitet paraprake përshkak të implementimit të Rregullores së re (BE) nr. 2019/1700
të Parlamentit dhe Këshillit Evropian, si dhe rregullores ekzekutive përkatëse të Komisionit (BE) nr. 2019/2240 në fushën e fuqisë
punëtore, prandaj Rregullorja (BE) nr. 577/98 është shfuqizuar.
Zbatimi i rregullativës së re shkakton ndryshime në hulumtim, duke u nisur nga ndryshimet e dizajnit të pyetësorit, ndryshimi i rradhitjes
së pyetjeve, ndryshimet dhe plotësimet me pyetje të reja, si dhe ndryshimet në përfshirjen dhe definicionet për punësim dhe papunësi.
Pas analizës së realizuar u konstatua se ndryshimet kanë ndikim në popullsinë e aftë për punë dhe popullsinë joaktive për shkak të
ndryshimit të moshës (nga 15-79 në 15-89 vjeç), ndërsa tek popullsia aktive nuk janë vërejtur ndryshime. Ndryshimet e përmendura
shkaktuan një ndërprerje në serinë kohore të të dhënave për popullsinë e aftë për punë dhe popullsinë joaktive.




  Shkarko publikimin

  Shkarko tabela

Të dhënat e publikimit të botuar janë gratis. Ju lutemi, gjatë shfrytëzimit, shënone burimin e informacionit.

Për informata më të hollësishme lajmërohuni në:

kontakt tel: +389 2 3295 666 

e-posta: press@stat.gov.mk 

  




© Enti shtetëror për statistikë