Skip Navigation Links
Webfaqja www.stat.gov.mk përdorë biskota të cilat janë të nevojshme për funksionalitetin e plotë të faqes. Me prezencën tuaj në webfaqen tonë nënkupton që ju pajtoheni lidhur me përdorimin e këtyre biskotave. Për detaje më të hollësishme lexoni Politikën për biskota.


              

Publikimi nga fusha: Industria






Indeksi i prodhimeve industriale, gusht 2023

29.09.2023


Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, indeksi i prodhimeve industriale në muajin gusht të vitit 2023, krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak, është 94.9. Shikuar sipas sektorëve, prodhimi industrial në sektorin Miniera dhe gurorë gjatë muajit gusht të vitit 2023, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit paraprak, shënon rënie për 8.5 %, në sektorin Industria përpunuese shënon rënie për 5.5 %, ndërsa në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar shënon rritje për 5.7 %. Rënie në sektorin Industria përpunuese është kryesisht rezultat i rritjes së prodhimit në departamentet e mëposhtme: Prodhimi i pijeve, Prodhimi i produkteve të duhanit, Prodhimi i tekstileve, Prodhimi i veshjeve, Prodhimi i kimikateve dhe produkteve kimike, Prodhimi i gomës dhe produkteve të masës plastike, Prodhimi i produkteve metalike të fabrikuara, përveç makinerive dhe pajisjeve, Prodhimi i pajisjeve elektrike, Prodhimi i makinerive dhe pajisjeve, të paspecifikuara apo të përfshira diku tjetër, Prodhimi i automjeteve, rimorkiove dhe gjysmërimorkiove dhe Prodhimi i mobiljeve. Sipas grupeve kryesore industriale, prodhimi në muajin gusht të vitit 2023, krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak, shënon rritje tek Energjia për 1.1 %, derisa rënie vërehet te Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 5.5 % Prodhimet kapitale për 7.7 % Mallra të qëndrueshme të konsumit të gjërë për 26.0 % dhe Mallra jo të qëndrueshme të konsumit të gjërë për 2.8 %, Indeksi i prodhimeve industriale në periudhën janar - gusht 2023, krahasuar me periudhën janar - gusht 2022, është 100.3. 





  Shkarko publikimin

  Shkarko tabela

Të dhënat e publikimit të botuar janë gratis. Ju lutemi, gjatë shfrytëzimit, shënone burimin e informacionit.

Për informata më të hollësishme lajmërohuni në:

kontakt tel: +389 2 3295 666 

e-posta: press@stat.gov.mk 

  




© Enti shtetëror për statistikë