Indekset e kostos së ndërtimit për objektet e reja të banimit individual kanë për qëllim shqyrtimin ose monitorimin e kostove të
ndërmarra nga kompanitë e ndërtimit në procesin e ndërtimit të objekteve të reja për banim individual. Përfituesit kryesorë të të
dhënave mbi indeksin e kostove të ndërtimit për objektet e reja të banimit individual janë ndërmarrjet e ndërtimit, të cilat i referohen
lëvizjes së kostove të ndërtimit në llogaritjet gjatë lidhjes së kontratave të ndërtimit.
Në tremujorin e dytë të vitit 2023, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2023, kostot e ndërtimit për objektet e reja të banimit
individual janë më të larta për 1.5 %, kostot për materiale janë më të ulëta për 1.4 %, dhe kostot e punëtorëve janë më të larta për 7.1 %.
Në tremujorin e dytë të vitit 2023, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, kostot e ndërtimit për objektet e reja për banim
individual janë më të larta për 11.6 %, kostot për materiale për 5.4 % dhe kostot e punëtorëve për 24.5 %.