Skip Navigation Links
Webfaqja www.stat.gov.mk përdorë biskota të cilat janë të nevojshme për funksionalitetin e plotë të faqes. Me prezencën tuaj në webfaqen tonë nënkupton që ju pajtoheni lidhur me përdorimin e këtyre biskotave. Për detaje më të hollësishme lexoni Politikën për biskota.


              

Publikimi nga fusha: Statistikat strukturore të ndërmarrjeve ekonomike






Statistikat strukturore të ndërmarrjeve ekonomike, 2022 - të dhëna paraprake

10.11.2023


Sipas të dhënave paraprake të Entit Shtetëror të Statistikës, 66 830 subjekte afariste të orientuara drejt tregut aktiv në fushën e industrisë,
ndërtimit, tregtisë dhe aktiviteteve të tjera të shërbimit1), kanë realizuar qarkullim të përgjithshëm prej 2 056 948 milionë denarë dhe
vlerë të shtuar prej 388 623 milionë denarë. Për angazhimin e 435 468 persona të punësuar, janë ndarë 196 552 milion denarë.
Qarkullimi më i madh u realizua nga sektori Tregtia me shumicë dhe pakicë me 38.4 %, e ndjekur nga sektori Industria përpunuese me
25.4 %, Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar me 12.9 % Ndërtimtaria me 5.6 % dhe sektori i Transportit dhe
magazinimit me 5.1 %.
Sektori i industrisë përpunuese ka pjesëmarrje më të madhe në vlerën totale të shtuar me 25.4 %, ndjekur nga sektori i Tregtisë me
shumicë dhe pakicë me 21.2 %. Pjesëmarrje të konsiderueshme ka sektori i Informacionit dhe Komunikimit që është 9.1% dhe sektori i
Ndërtimit që është 8.7 % të vlerës së shtuar totale.
Në raport me madhësinë e ndërmarrjeve, dominojnë ndërmarrjet mikro me më pak se 10 punëtor (91.2 %), pjesa më e madhes janë nga
fusha e tregtisë. Me angazhimin e 35.4 % të punësuarve, ata krijuan 22.9 % nga vlera e shtuar e përgjithshme. Ndërmarrjet e mëdha
me vetëm 0.2 %, kryesisht nga sektori Industria përpunuese, por me angazhim e 24.4 % nga numri i përgjithshëm i të punësuarve, janë
realizuar 31.4 % nga vlera e shtuar e përgjithshme në kuadër të sektorit afarist, edhe atë kryesisht në sektorin e Industrisë përpunuese
(12.0 %). Megjithatë, potenciali më i madh është i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (prej 10 deri 249 të punësuar), të cilët angazhojnë
40.2 % nga të punësuarit dhe realizojnë 45.8 % nga vlera e shtuar e përgjithshme në sektorin afarist.




  Shkarko publikimin

  Shkarko tabela

Të dhënat e publikimit të botuar janë gratis. Ju lutemi, gjatë shfrytëzimit, shënone burimin e informacionit.

Për informata më të hollësishme lajmërohuni në:

kontakt tel: +389 2 3295 666 

e-posta: press@stat.gov.mk 

  




© Enti shtetëror për statistikë