Sipas të dhënave të Entit shtetëror të statistikës, gjatë muajit mars 2022, indeksi i çmimeve të shitjes së prodhuesve të prodhimeve
industriale – totali, është më i lartë për 5.1 % në nivel mujor dhe për 20.3 % në nivel vjetor.
Në muajin mars 2022, krahasuar me muajin shkurt 2021, çmimet e shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale – totali, janë më
të larta në sektorin Miniera dhe gurorë për 1.5 %, në sektorin Industria përpunuese për 5.2%, dhe në sektorin Furnizime me energji
elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar për 7.2 %.
Në muajin mars 2022, krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak, çmimet e shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale – totali,
janë më të larta në sektorin Miniera dhe gurorë për 15.6 %, në sektorin Industria përpunuese për 18.7 % dhe në sektorin Furnizime
me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar për 54.4 %.