Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, indeksi i numrit të punësuarve në industri gjatë muajit shkurt, të vitit 2025, krahasuar
me muajin e njejtë të vitit paraprak, është 95.9.
Shikuar sipas sektoreve numri i punëtorëve në sektorin Minierat dhe gurorët gjatë muajit shkurt të vitit 2025, krahasuar me periudhën
e njejtë të vitit paraprak, shënon rënie prej 2.3%, në sektorin Industria përpunuese prej 4.3%, dhe në sektorin Furnizime me energji
elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar prej 1.5%.
Sipas grupeve kryesore industriale, numri i të punësuarve në industri gjatë muajit shkurt të vitit 2025, krahasuar me periudhën e njejtë
të vitit paraprak, shënon rënie tek Energjia për 2.6% te Prodhimet kapitale për 6.3%, Produktet intermediare, përveç energjisë për
1.3% dhe Prodhime jo të qëndrueshme për konsum të gjërë për 6.3%., derisa rritje vërehet te Prodhime të qëndrueshme për konsum
të gjërë prej 18.0%.
Indeksi I numrit të punëtorëve në industri gjatë periudhës janar – shkurt të vitit 2025, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak,
është 96.2.