Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, gjatë periudhës 2022/2023, numri i përgjithshëm i shfaqjeve nëpër teatrot profesionale është zvogëluar për 1 %, ndërsa numri i vizitorëve është rritur për 27 % krahasuar me periudhën 2021/2022.
Numri mesatar i vizitorëve për një shfaqje është 195.
Gjatë periudhës 2022/2023, numri i shfaqjeve nëpër teatrot profesionale për fëmijë dhe të rritur është rritur për 38 %, gjithashtu edhe numri i vizitorëve është rritur për 105 % krahasuar me periudhën 2021/2022.
Numri i shfaqjeve nëpër teatrot amatere është zvogëluar për 18.7 %, gjithashtu edhe numri i përgjithshëm i vizitorëve është zvogëluar për 35.3 % krahasuar me periudhën 2021/2022.
Gjatë periudhës 2022/2023, numri i vizitorëve të Filharmonisë është zvogëluar krahasuar me periudhën 2021/2022.
Tek ansamblet profesionale për këngë dhe valle popullore, gjatë periudhës 2022/2023, krahasuar me periudhën e viteve 2021/2022, është vërejtur ulje të numrit të performancave vetanake (koncerte) si dhe numri i vizitorëve.