Sipas të dhënave paraprake të Entit Shtetëror për Statistikë, të marra nga llogaritë vjetore të subjekteve afariste dhe nga burime të tjera,
Bruto Produkti Vendor (BPV) në vitin 2022 ishte 803 141 milionë denarë dhe në krahasim me vitin 2021 është rritur për 10.1% në vlerë
nominale. Norma reale e rritjes së PBB-së në vitin 2022, krahasuar me vitin 2021, është 2.2%.
Pjesëmarrje më të madhe të vlerës së shtuar me 19.2% në strukturën e PBB-së në vitin 2022 e kanë sektorët : G, H dhe I-Tregtia me
shumicë dhe me pakicë; riparimi i automjeteve dhe motorçikletave; transporti dhe magazinimi; akmodimi dhe shërbimi ushqimor.
Konsumi final në vitin 2022 në strukturën e PBB-së merr pjesë me 84.9 %.
Pjesëmarrja e eksportit të mallrave dhe shërbimeve në strukturën e PBB-së në vitin 2022 është 74.0%.
Vlera e investimeve në mjete fikse në vitin 2022 është 188.980 milionë denarë.
Në strukturën teknike të investimeve në mjete fikse, punimet e ndërtimit zënë 56,8%, makineritë dhe pajisjet me 33,1%, dhe investimet
e tjera me 10,0%.