Inflacioni i matur nëpërmjet indeksit të kostos për jetesë në mars 2025, krahasuar me muajin shkurt të vitit 2025, është -1.3 %.
Rënia e inflacionit në mars të vitit 2025, krahasuar me shkurtin e vitit 2025, është rezultat i rënies së kostos për jetesë në grupet e mëposhtme: Ushqim dhe pije joalkoolike për 3.0 %, Trasport për 1.8 %, Mobilje, inventarë dhe mirëmbajtje e ekonomisë familjare për 0.6 %, Pije alkoolike, duhan dhe narkotikë për 0.5 %, dhe Mallra dhe shërbime të ndryshme për 0.3 %.
Në mars 2025, krahasuar me muajin shkurt 2025, rritja e kostos së jetesës është vërejtur në grupet e mëposhtme: Banim, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera dhe Veshje dhe këpucë për 0.4 %, Restorane dhe hotele për 0.3 %, Komunikim dhe Shëndet për 0.2 %, dhe Rekreacion dhe kulturë për 0.1 %.
Kostoja e jetesës në grupën: Arsimi mbetet në të njëjtin nivel si muajin paraprak.
Indeksi i çmimeve me pakicë në mars të vitit 2025 krahasuar me muajin shkurt të vitit 2025 është 99.1.
Indeksi i kostos për jetesë në mars të vitit 2025, krahasuar me muajin mars të vitit 2024, shënon rritje prej 2.7 %, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë shënon rritje prej 2.2 %.