Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, indeksi i pagës mesatare mujore bruto për të punësuarit, gjatë muajit tetor 2024
krahasuar me muajin e njejtë të vitit 2023, është 108.6.
Kjo rritje ka ardhur si rezultat i, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore bruto për të punësuarit në sektorët: Arte, argëtim dhe
rekreacion (11.7%), Industria përpunuese (10.8%) dhe Arsimi (10.8%).
Rritja e pagës mesatare mujore bruto për të punësuar, krahasuar me muajin paraprak, është vënë re në sektorët: Veprimtaritë e
patundshmërisë (7.0%), Arsimi (5.1%) dhe Ndërtimtaria (2.8%).
Paga mesatare mujore bruto për të punësuar, gjatë muajit tetor 2024, është 63 392 denarë.