Sipas të dhënave të Entit shtetëror të statistikës, gjatë muajit mars të vitit 2022 janë dhënë 373 leje ndërtimi, që është për 10.4 % më
shumë se në muajin e njejtë të vitit paraprak.
Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është 4 585 341 mijë denarë, që është për 12.1 % më pak krahasuar
me muajin e njejtë të vitit paraprak.
Nga numri i përgjithshëm i numrit të lejeve të dhëna për ndërtim, 182 (48.8 %) janë të dedikuara për objektet e ndërtimit të lartë, 69
(18.5 %) janë për objektet e ndërtimit të ulët dhe 122 (32.7 %) objektet për rikonstruim.
Nga gjithsej 373 objekte, te 195 (52.3 %) si investitorë na paraqiten persona fizik, ndërsa tek 178 (47.7 %) objekte si investitorë janë
subjektet afariste.
Në periudhën raportuese është paraparë ndërtimi i 501 banesave, me një sipërfaqe të përgjithshme prej 45 333 м2.