Skip Navigation Links
Webfaqja www.stat.gov.mk përdorë biskota të cilat janë të nevojshme për funksionalitetin e plotë të faqes. Me prezencën tuaj në webfaqen tonë nënkupton që ju pajtoheni lidhur me përdorimin e këtyre biskotave. Për detaje më të hollësishme lexoni Politikën për biskota.


              

Publikimi nga fusha: Tendencat afariste






Tendencat afariste në industrinë prodhuese, dhjetor 2022

16.01.2023


Sipas vlerësimit të udhëheqësve të subjekteve afariste, indikatori i besimit në industrinë prodhuese gjatë muajit dhjetor të vitit 2022
është zvogëluar për 0.3 pikë përqindje dhe krahasuar me muajin nëntor të vitit 2022 është 14.0, ndërsa krahasuar me muajin dhjetor
të vitit 2021 është zvogëluar për 0.4 pikë përqindje.
Gjendja e sigurimit të prodhimit me porosi, gjatë muajit dhjetor të vitit 2022 krahasuar me muajin nëntor të vitit 2022 , është më pak
e favorshme, pritjet për vëllimin e prodhimit në tre muajt e ardhshëm janë zvogëluar në krahasim me muajin paraprak, dhe rezervat
e prodhimeve të gatshme janë rritur.
Vlerësimi për gjendjen ekonomike të subjekteve afariste në muajin dhjetor të vitit 2022 është më pak e favorshme krahasuar me muajin
e kaluar dhe me muajin dhjetor të vitit 2021. Pritet që numri i të punësuarve të zvogëlohet.
Shfrytëzimi mesatar i kapaciteteve të subjekteve afariste gjatë muajit dhjetor të vitit 2022 është 67.2 % nga shfrytëzimi normal.Ndikimin
më të madh në kufizimin e vëllimit të prodhimit kanë faktorët si në vijim:
mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar me 21.7 %, kërkesa e pamjaftueshme e huaj me 16.1 %, mjedisi i pasigurt ekonomik me 16.0
% dhe kërkesa e pamjaftueshme vendore me 11.9 %.
 

Të nderuar përdorues,

Ju njoftojmë se duke filluar prej muajit janar 2023, Enti Shtetëror i Statistikës më nuk do të vazhdoj me hulumtimin e “Tendencat afariste në industrinë përpunuese”

dhe ky është publikimi i fundit nga kjo fushë.

 





  Shkarko publikimin

  Shkarko tabela

Të dhënat e publikimit të botuar janë gratis. Ju lutemi, gjatë shfrytëzimit, shënone burimin e informacionit.

Për informata më të hollësishme lajmërohuni në:

kontakt tel: +389 2 3295 666 

e-posta: press@stat.gov.mk 

  




© Enti shtetëror për statistikë