Skip Navigation Links
Webfaqja www.stat.gov.mk përdorë biskota të cilat janë të nevojshme për funksionalitetin e plotë të faqes. Me prezencën tuaj në webfaqen tonë nënkupton që ju pajtoheni lidhur me përdorimin e këtyre biskotave. Për detaje më të hollësishme lexoni Politikën për biskota.


              

Publikimi nga fusha: Tendencat afariste






Tendencat afariste në ndërtimtari, tremujori i katërt – T4 2019

20.01.2020


Sipas vlerësimit të udhëheqësve të subjekteve afariste nga fusha e ndërtimtarisë, indikatori i besimit në tremujorin e katërt të vitit 2019 është rritur për 0.6 pikë përqindje krahasuar me tremujorin e tretë 2019, ndërsa është më i lartë për 1.6 pikë përqindje krahasuar me tremujorin e njejtë të vitit 2018.

Pritshmëritë për kontratat e punëve ndërtimore janë më të favorshme krahasuar nga tremujori paraprak. Pritshmëritë për numrin e të punësuarve është se do të ketë rritje.

Vlerësimi për situatën ekonomike në tremujorin e katërt nga viti 2019 është më e favorshme krahasuar me tremujorin paraprak si dhe me tremujorin e katërt të vitit 2018.

Gjendja e tanishme me kontratat e subjekteve të tyre afariste si dhe situata financiare janë më të favorshme krahasuar me tremujorin paraprak.

Në periudhën që vijon pritet që çmimet e shitjes të ulen, ndërsa gjendja numerike dhe cilësia i mekanizmit dhe pajisjeve të jenë mbi normalen.

Ndikimin më të madh në kufizimin për përmirësimin e aktivitetit rrjedhës ndërtimor kanë faktorët në vijim: mungesa e kërkesës me 18.2%, rritja e kostos së materialit me 17.4%, mungesa e kuadrit të trajnuar me 16.7% dhe kostoja e rritur e punës me 14.7%.





  Shkarko publikimin

  

Të dhënat e publikimit të botuar janë gratis. Ju lutemi, gjatë shfrytëzimit, shënone burimin e informacionit.

Për informata më të hollësishme lajmërohuni në:

kontakt tel: +389 2 3295 666 

e-posta: press@stat.gov.mk 

  




© Enti shtetëror për statistikë