Sipas të dhënave të Entit shtetëror të statistikës, numri i turistëve në mars të vitit 2022 është 39 786, nga të cilët 43.1 % janë turistë
vendor dhe 56.9 % turistë të huaj.
Numri i netëve të kaluara në mars të vitit 2022 është 87 074, nga të cilat 44.1 % janë turistë vendor dhe 55.9 % janë turistë të huaj.
Në periudhën janar – mars 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, numri i turistëve është rritur për 45.9 %, dhe atë:
numri i turistëve vendor është rritur për 21.0 %, dhe numri i turistëve të huaj është rritur për 79.5 %.
Në periudhën janar - mars 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i netëve të kaluara është rritur për 41.6 %,
dhe atë: te turistët vendor është rritur për 22.2 %, dhe te turistët e huaj është rritur për 67.0 %.