Skip Navigation Links
Webfaqja www.stat.gov.mk përdorë biskota të cilat janë të nevojshme për funksionalitetin e plotë të faqes. Me prezencën tuaj në webfaqen tonë nënkupton që ju pajtoheni lidhur me përdorimin e këtyre biskotave. Për detaje më të hollësishme lexoni Politikën për biskota.


              

Publikimi nga fusha: Tregtia e jashtme






Tregtia e jashtme, janar - nëntor 2024

08.01.2025


Sipas të dhënave paraprake të Entit Shtetëror të Statistikës, vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në janar – nëntor 2024, është 444 089.1 milionë denarë, me ç’rast shënon rënie prej 5.9 % krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak. Vlera e mallit të importuar, në janar - nëntor të vitit 2024, është 623 155.5 milionë denarë që është më pak për 0.7 %, në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar.

Deficiti tregtar, në periudhën janar - nëntor të vitit 2024, është 179 066.4 milionë denarë.

Mbulimi i importit me eksport, në periudhën janar - nëntor të vitit 2024, është 71.3 %.

Këmbimi tregtar sipas prodhimeve tregon se në eksport, pjesëmarrje më të madhe kanë: Katalizatorët e transportuesve të çmuar të metaleve ose komponimet e tyre, grupet e përcjellësit të ndezjes dhe të ngjashme, për automjete, avionët ose anijet, pjesët e sediljeve nga nëngrupi 821.1 dhe katalizatorë të tjerë të mbajtëse Në importin më së shumti janë të përfaqësuara vajrat e naftës dhe vajrat e marra nga minerale bituminoze (përveç bazës), metale të tjera nga grupi i platinit dhe legurat e tyre, të papërpunuara ose në formë pluhuri, platini dhe legura të platinit, të papërpunuara apo pluhur dhe energji elektrike.

Në periudhën janar - nëntor të vitit 2024, sipas vëllimit të përgjithshëm të këmbimit tregtar, Republika e Maqedonisë së Veriut ka tregtuar më shumë me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Kinën dhe Serbinë.

Këmbimi tregtar i shprehur në euro dhe Dollarë amerikan

Vlera e përgjithshme e mallrave të eksportuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut, e shprehur në euro, në periudhën janar - nëntor të vitit 2024, është 7 216.6 milionë euro dhe krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, shënon rënie prej 5.8 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak. Vlera e mallit të importuar, në periudhën e njejtë, është 10 126.5 milionë euro, që është për 0.6 % më pak, krahasuar me të njejtën periudhë të vitit paraprak. Deficiti tregtar, në periudhën janar - nëntor të vitit 2024, është 2 909.9 milionë euro.

Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave nga Republika e Maqedonisë së Veriut, në janar – nëntor të vitit 2024, është 7 832.8 milionë dollarë amerikan dhe shënon rënie prej 5.4 % krahasuar me të njejtën periudhë nga viti paraprak. Vlera e mallit të importuar, në periudhën e njejtë, është 10 988.1 milionë dollarë amerikan, që është për 0.2 % më pak krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak.

Deficiti tregtar, në periudhën janar - nëntor të vitit 2024, është 3 155.3 milionë dollarë amerikan.





  Shkarko publikimin

  Shkarko tabela

Të dhënat e publikimit të botuar janë gratis. Ju lutemi, gjatë shfrytëzimit, shënone burimin e informacionit.

Për informata më të hollësishme lajmërohuni në:

kontakt tel: +389 2 3295 666 

e-posta: press@stat.gov.mk 

  




© Enti shtetëror për statistikë