Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, në vitin 2023, sasia e përgjithshme e mbeturinave të grumbulluara komunale në Republikën e
Maqedonisë së Veriut është 621 686 ton. Krahasuar me vitin 2022, sasia e përgjithshme e mbeturinave të grumbulluara komunale në 2023 shënon
rritje për 2.6 %. Rritja është rezultat i rritjes së numrit të vendbanimeve të kyçura në sistemin kolektiv të grumbullimit të mbeturinave.
Sasi më të madhe e mbeturinave të grumbulluara komunale është shënuar në Rajonin e Shkupit – 169 515 ton ose 27.3 % nga sasia e përgjithshme
e grumbulluar. Nga sasia e përgjithshme e mbeturinave të grumbulluara komunale, 507 138 ton ose 82 % janë grumbulluar nga amvisëritë, ndërsa
pjesa e mbetur, prej 18 % prej personave fizik dhe juridik (mbeturina komerciale).
Sipas llojeve të mbeturinave, sasia më e madhe e mbeturinave të grumbulluara janë mbeturinat e përziera komunale - 531 033 ton ose 85.4 %, ndërsa
sasia më e vogël janë mbeturinat e gomës - 1 301 ton ose 0.2 % nga sasia e përgjithshme e mbeturinave të grumbulluara komunale.
Sasia e përgjithshme e mbeturinave të krijuara komunale në vitin 2023 është 878 303 ton. Sasia vjetore e mbeturinave të krijuara komunale për
kokë banori në vitin 2023 është 503 kg, që është për 7.7 % më shumë krahasuar me vitin paraprak.
Sasia më e madhe e mbeturinave të grumbulluara komunale (99.8 %) hudhen nëpër deponi.