Skip Navigation Links
Webfaqja www.stat.gov.mk përdorë biskota të cilat janë të nevojshme për funksionalitetin e plotë të faqes. Me prezencën tuaj në webfaqen tonë nënkupton që ju pajtoheni lidhur me përdorimin e këtyre biskotave. Për detaje më të hollësishme lexoni Politikën për biskota.


 

Raport i Këshillit evropian për vitin 2020

Kapitulli 18: Statistika

 

Rregullat e BE-së kërkojnë nga vendet anëtare që të mund të përgatisin statistika të bazuara në pavarësinë profesionale, paanshmërinë, besueshmërinë, transparencën dhe konfidencialitetin. Për metodologjinë, prodhimin dhe desiminimin e informacioneve statistikore parashihen rregulla të përbashkëta.

Vendi është mesatarisht i përgatitur në fushën e statistikave. Është bërë përparim i mirë, veçanërisht në realizimin e regjistrimit testues të popullsisë dhe testimin e metodologjisë së re të regjistrimit, e cila pjesërisht mbështetet në të dhënat administrative.

Është bërë progres në të gjitha fushat statistikore dhe harmonizim i mëtejshëm i statistikave sektoriale me standardet e BE-së. Nevojiten përpjekje të vazhdueshme për të përmirësuar fushën dhe cilësinë e statistikave makroekonomike dhe sociale. Meqenëse rekomandimet e vitit të kaluar u zbatuan, për vitin e ardhshëm vendi veçanërisht duhet:

  • ta miratojë ligjin dhe të siguron kapacitetin e nevojshëm administrativ për të kryer Regjistrimin e popullsisë 2021;
  • të vazhdoj t’i harmonizoj llogaritë financiare dhe llogaritë nacionale tremujore me sistemin evropian të llogarive, 2010 (ЕСС 2010);
  • të sigurojë numër përkatës të të punësuarve dhe mjete të mjaftueshme financiare për Entin shtetëror të statistikës.

 

Korniza ligjore për infrastrukturën statistikore në masë të madhe është në përputhje me Kodeksin për punë të statistikës evropiane. Në vitin 2019, Kuvendi e formoj Këshillin për statistikë dhe emëroi anëtarët e saj. Është krijuar edhe Komiteti koordinues i institucioneve kombëtare përgjegjëse për realizimin e hulumtimeve statistikore. Burimet për sistemin statistikor kombëtar duhet të rriten më tej. Në lidhje me bartësit e tjerë të mëdhenj të statistikave, Banka Kombëtare është plotësisht e përkushtuar në Kodeksin e punës së statistikës evropiane dhe po përmirëson kapacitetin e saj për ta zbatuar të njejtën. Ministria e financave nuk ka caktuar ende një person udhëheqës të statistikave. IT-sistemet janë azhurnuar për të rritur shpejtësinë, lidhjen dhe kapacitetin e magazinimit. Mjetet e desiminimit janë përmirësuar.

Në fushën e klasifikimeve dhe regjistrave, klasifikimet kryesore janë në përputhje me legjislacionin evropian dhe azhurnohen rregullisht. Është rritur edhe përdorimi i burimeve të të dhënave administrative, përfshirë përgatitjen e regjistrimit të popullsisë. Regjistri i popullsisë u vu në funksion. Disponueshmëria dhe cilësia e të dhënave janë përmirësuar, por duhet të optimizohen. Transmetimi i të dhënave në Eurostat është rritur më tej, por mbetet i paplotë.

Enti shtetëror i statistikës (ESHS) ka bërë progres të mirë në statistikat makroekonomike. Të dhënat vjetore dhe tremujore të PBB-së me çmime aktuale dhe konstante, si dhe llogaritë sektoriale, prodhohen dhe dorëzohen në përputhje me ESC 2010. Llogaritë kombëtare tremujore të rregulluara sezonalisht duhet t'i dorëzohen Eurostatit. Llogaritë vjetore të sektorit përgatiten në përputhje me ESC 2010. Tabelat e ofertave / përdorimit përgatiten rregullisht. Është bërë përparim në përmirësimin e statistikave të financave qeveritare (GFS) dhe tabelat për deficitit të tepërt (EDP). Në të dhënat e GFS-së dhe EDP-së, tatimet tani regjistrohen në bazë të përllogaritjes. Në vitin 2019, llogaritë financiare janë përgatitur dhe dorëzuar në formën e të dhënave eksperimentale. Banka Kombëtare përgatit statistika për bilancin e pagesave dhe investimet e huaja direkte sipas standardeve më të fundit.

Statistikat strukturore të biznesit dhe statistikat afatshkurtra për industrinë dhe ndërtimin janë mirë të zhvilluara. Modeli i regjistrit të biznesit po rishikohet dhe azhurnohet me një ndarje të re të grupeve të ndërmarrjeve. Lidhur me statistikat e filialeve të huaj (FATS), janë publikuar të dhënat për vitin 2016 dhe 2017 për ndërmarrjet vendore të kontrolluara nga jashtë (inward FATS). Statistikat e hulumtimit dhe zhvillimit dhe për TIK janë harmonizuar mirë. Në statistikat e shërbimeve, indekset e qarkullimit prodhohen rregullisht, publikohen dhe dorëzohen në Eurostat në përputhje me rregulloret. Në fushën e turizmit, në vitin 2019, ESHS krijoi një studim të rregullt mbi udhëtimet e popullsisë vendore dhe të dhënat dorëzohen në Eurostat. Ka filluar puna preliminare për vendosjen e llogarisë satelitore të turizmit. Statistikat e transportit janë përmirësuar me transferimin e mikro të dhënave për transportin rrugor në Eurostat.

Është bërë përparim i mirë edhe në statistikat sociale me zbatimin e suksesshëm të Regjistrimit testues të popullsisë dhe amvisërive me një metodë të kombinuar të ndihmuar nga anketimi kompjuterik. Sidoqoftë, Kuvendi ende nuk e ka miratuar Ligjin për regjistrim, dhe Regjistrimi është shtyrë për vitin 2021. Anketa e të ardhurave dhe kushteve për jetesë realizohet rregullisht. Është bërë përparim në përmirësimin e statistikave të mbrojtjes sociale. Statistikat e migracionit duhet të përmirësohen më tej. Statistikat e tregut të punës janë kryesisht në përputhje me legjislacionin e BE-së. Në vazhdë e sipër janë aktivitetet për të përmirësuar statistikat e krimit, arsimit dhe shëndetit publik. Të dhënat mbi indeksin e kostos së harmonizuar të jetesës dorëzohet në Eurostat për çdo muaj.

Statistikat bujqësore janë vetëm pjesërisht në harmonizim me legjislacionin e BE-së. Hulumtimet mbi strukturën e ekonomive bujqësore vazhdojnë të kryhen rregullisht. Në statistikat vjetore të prodhimimeve bimore, u testuan metodologjia e hulumtimit të BE-së dhe hulumtimi dhe procedura e redaktimit të të dhënave. Për statistikat e prodhimit blegtoral janë të zhvilluara modele për parashikim dhe vlerësim. Statistikat agromonetare prodhohen në përputhje me legjislacionin e BE-së.

Statistikat e energjisë dhe mjedisit jetësor, përfshirë shpenzimet mbrojtjen e mjedisit jetësor, mbeturinat, ujin dhe tatimet lidhur me mjedisin jetësor, janë përgjithësisht në përputhje me legjislacionin e BE-së. Sigurohen gjithashtu statistika afatshkurtra të energjisë dhe bilancet energjetike. Ka filluar përpilimi i llogarive për emetimet në ajër dhe llogaritë për rrjedhat fizike të energjisë. Janë përgatitur llogaritë për rrjedhën materiale, por jo edhe për bilancet.

 


     

© Enti shtetëror për statistikë