Regjistrimi i popullsisë
Në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut regjistrimet e para paraqiten në shek.15, atëherë kur pushteti turk i regjistroi vetëm kokat tatimore dhe popullsinë e gjinisë mashkullore. Ekzistojnë burime ruse, françeze, greke dhe tjera, të të dhënave për regjistrimin e popullsisë gjatë shek.19.
Regjistrimi i parë bashkëkohor në territorin e Republikës së Maqedonisë është realizuar në vitin 1921.
Në Republikën e Maqedonisë së Veriut, pas Luftës së Dytë Botërore, janë realizuar 8 regjistrime të popullsisë, edhe atë: në vitin 1948, 1953, 1961, 1971, 1981, 1991, 1994 dhe në vitin 2002.
Regjistrimi i vitit 1991 nuk kishte përfshirje të plotë dhe për këtë shkak, gjatë vitit 1994 u përsërit dhe u realizua regjistrimi në dekadën e njejtë.
Regjistrimi në vitin 1994 është regjistrimi i parë në Republikën e Maqedonisë së Veriut nga pavarësimi i saj.
Regjistrimi i vitit 2002 është regjistrimi i fundit i realizuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Regjistrimi paraqet proces të përgjithshëm të:
- grumbullimit,
- përpunimit,
- vlerësimit dhe analizës, si dhe
- desiminimit të të dhënave për popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në një shtet.
Regjistrimi është hulumtimi më i gjerë statistikor për sa i përket njësive që regjistrohen dhe më masivi për sa i përket numrit të pjesëmarrësve që marrin pjesë në zbatimin e tij. Regjistrimi përgatitet disa vjet para zbatimit të tij në terren, ndërsa të dhënat përpunohen për një periudhë më të gjatë kohore pas grumbullimit nga terreni.
Qëllimi i regjistrimit është të sigurojë të dhëna statistikore cilësore, të plota, të përditësuara dhe të krahasueshme ndërkombëtarisht për popullsinë, ekonomitë familjare dhe banesat, për t’i plotësuar nevojat e përdoruesve brenda dhe jashtë vendit.
Përveç asaj duhet të sigurohet vazhdimësi dhe krahasueshmëri me të dhënat nga regjistrimet e mëparshme.
Nga regjistrimi sigurohen të dhëna për:
- numrin e popullsisë dhe shpërndarjen e saj territoriale, si dhe strukturën e saj sipas veçorive demografike, gjeografike, etnike, ekonomike dhe sociale;
- numrin e ekonomive familjare dhe shprëndarjen e tyre territoriale, si dhe të dhëna për strukturën e ekonomive familjare sipas madhësisë së tyre, llojit, përbërjes familjare dhe përbërjes së gjeneratave;
- numrin e vendbanimeve sipas llojit dhe shpërndarjen e tyre territoriale, ndërsa për banesat, në kuptimin ndërtimor, sigurohen të dhëna për madhësinë, pajisjet me instalimet dhe hapësirat ndihmëse
Të dhënat e agreguara, të fituara nga të dhënat e grumbullura nga Regjistrimi, përdoren për:
- analizë dhe vlerësim të gjendjes në zhvillimin ekonomik dhe social
- planifikim zhvillimor në ekonomi, arsim, shëndetësi, banim dhe sfera të tjera ekonomike dhe sociale;
- ndjekjen e realizimit të planeve;
- hulumtime shkencore;
- qëllime statistikore etj.
|